Paralajmërohet rritje e papunësisë: Nga Qeveria kërkohet mos të rrezikohen investitorët

HomeLajme

Paralajmërohet rritje e papunësisë: Nga Qeveria kërkohet mos të rrezikohen investitorët

Kriza ekonomike në Kosovë mund të rritet shkaku i varësisë nga importi. E duke e parë këtë varësi, Kosova mund të përballet me rritjen e papun

Ligji për Trustin e Kodi Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë, shqyrtohen në të njëjtën ditë në Kuvend
Policia në Gjilan konfiskohen 25 patent shoferë dhe shqiptohen 1337 gjoba
Aksident i rëndë në hyrje të fshatit Dobërçan

Kriza ekonomike në Kosovë mund të rritet shkaku i varësisë nga importi. E duke e parë këtë varësi, Kosova mund të përballet me rritjen e papunësisë dhe zvogëlimin e fuqisë blerëse të popullatës, thotë profesori i ekonomisë, Emrush Ujkani.

Krahas varësisë së importit, dëm të madh ekonomisë kosovare po i jep edhe lufta në Ukrainë, duke shkaktuar inflacion të madh, raporton Ekonomia Online.

E duke folur për rritjen e çmimeve në vend, Ujkani thotë e njëjta nuk po ndodh edhe për rritje të pagave. Ai thotë se kjo nuk mund të kuptohet ndryshe vetëm si ndikim që mund t’i ketë pasojat e veta në ekonomi.

“Në qoftëse ka krizë ekonomike dhe shfaqet në fusha të ndryshme qoftë importi sepse një pjesë e mirë e tyre janë varur nga importi nga këto vende mund të vijmë në një situatë kur edhe kjo do të ndikojë në rritjen e papunësisë dhe zvogëlimin e fuqisë blerëse të popullatës. Muajve të fundit kemi parë rritje të çmimeve por nuk kemi parë rritje të pagave qoftë në sektorin publik e privat dhe kjo natyrisht nuk mund të kuptohet vetëm si ndikim që mund të ketë pasojat e veta në ekonomi”, tha Ujkani.

“Investitorët janë të kujdesshëm jo vetëm nga vendi ku shkojnë por edhe rrethanat në të cilat veprojnë. Nuk është moment i duhur për të bërë investime dhe kjo natyrisht që ka pasojat e veta. Shpresojmë që ndikimi nuk do të jetë aq i madh saqë t’i pengojë ardhjen e investitorëve të ri e mos të flasim t’i rrezikojë edhe ata që janë ekzistues në vendin tonë sepse e bartin një pjesë të madhe të asaj çka është përgjegjësi për të mirë të sektorit privat. Se a do të ketë investitorë të rinj jam i bindur se po do ta kenë impaktin e vet”, tha ai.

Sipas tij, është e rëndësishme që të subvencionohen bujqit dhe fermerët në mënyrë që të tejkalohet kriza në Kosovë.

“Shpresojmë të kemi një subvencionim të industrive tona duke filluar nga bujqësia që Kosova t’i kthehet disa sektorëve siç janë bujq, fermerë apo edhe zejtarë që ata ta minimizojë impaktin që mund të jetë nga kriza jo vetëm tek ne por edhe globale”.