Mosekzekutimi i subvencionit prej 100 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës para pak muajve tash mund t’i kushtojë Kosovës deri në 5 milionë euro në di
Mosekzekutimi i subvencionit prej 100 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës para pak muajve tash mund t’i kushtojë Kosovës deri në 5 milionë euro në ditë import, ose mund të sjellë shtrenjtim.
Këto mjete qeveria i ndau që të blihet energji më e lirë, por që nuk u ekzekutuan asnjëherë.
Nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) thonë se edhe në rast se kjo ndodhë, tash është vonë.
Buzhala paralajmëron Kosova mund të paguajë shifra marramendëse për import të rrymës muajve të dimrit.
“Me kërkesën që mund të rritet shumë gjatë dimrit, atëherë mund të shkohet në 5-6 milionë euro vetëm për import. Ekonomia e Kosovës nuk e ka atë fuqi”, tha ai.
Nga Shoqëria Civile thonë se mos ndarja e mjeteve për energjinë nga Qeveria, do të mund t’iu kushtojë kosovarëve me rritje enorme të tarifave të rrymës.
“Minimumi është rreth 30% sipas vlerësimeve tona, mund të shkojë deri tek 50% rritja e energjisë elektrike nëse nuk mbulohen këto me subvencionim nga ana e qeverisë.”
Kosova thotë që zgjidhja me e mirë është kursimi maksimal.
Në këto ditë vendi ka prodhuar afër 120 mega vat në orë më pak sesa nga kërkesa e konsumatorëve.