Paralajmrohet ndryshimi i ligjit që ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet

HomeLajme

Paralajmrohet ndryshimi i ligjit që ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Nga 1 janari vitit 2018, qytetarët e Kosovës nuk kanë pasur mundësi të blejnë nga vendet tjera automjete më të vjetra se 10 vjet. Kjo pasi që deput

Ministrja Hajdari merr vendim të hapet hetim zyrtar për importimin e bllokave nga Serbia
Ganimete Musliu kërkon dorëheqjen e drejtorit të Policisë dhe Xhelal Sveçlës
Sulmet ruse, gjithçka që po ndodh në Ukrainë

Nga 1 janari vitit 2018, qytetarët e Kosovës nuk kanë pasur mundësi të blejnë nga vendet tjera automjete më të vjetra se 10 vjet.

Kjo pasi që deputete e atëhershëm votuan një ligj i cili ndalonte importimin e tyre.

Por shumë shpejt një gjë e tillë mund të ndryshohet.

Qeveria e Kosovë është duke bërë gati një propozim i cili do të lejojë importimi e veturave të vjetrave.

E kushti i vetëm është që ato të jenë në gjende të rregullt.

Mirëpo, akciza për këto vetura do të jetë dy herë më e lartë se veturat që janë më të reja se 10 vjet.

Ky ndryshim po shihet si i nevojshëm nga njohës të komunikacionit.

Por Nol Deda, ekspert i komunikacionit ka një kërkesë nga Qeveria e Kosovës nëse i lejon importimin e veturave të vjetra.

“Ajo që është shumë e nevojshme për Kosovën është ndryshimi i Tarfiave doganore për doganimin e automjeteve që ka me luajt rolë të rëndësishme që qytetari jonë mos me ble 12 vjecarin por me ble 6 vjecarin kjo është kur të bëhet barazimi i tarifave doganore si për 12 vjecarin ashtu për 6 vjecarin”, thotë ai
Por mendim të kundërt ka eksperti ambientit”, thotë Dedaj

Sipas tij veturat e vjetra janë ndër ndotësit më të mëdha të ajrit.

“Se çdo veturë sa më e vjetër që është eficiencën e djegies së karburanteve e ka më të dobët dhe shkarkimin e gazrave djegës e rritë gradualisht më kalimin e vjetëve, që do të thotë sa më të vjetra të jenë veturat ndikimi i tyre në mjedis më shkarkimet në ajër i kanë më të mëdha”, Zeqir Veselaj.

Sipas të dhënave që ka siguruar Tëvë 1 nga Dogana e Kosovës nga janari i këtij viti e deri në fund të marsit në Kosovë janë importuar afro 5 mijë vetura.

Ku 4 mijë prej tyre janë vetura të përdorur kurse 700 janë vetura të reja.

Vlera e këtyre veturave të importuar për tre muaj arrin në mbi 16 milionë euro përfshirë këtu doganën, akcizën e TVSh-NË.