Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

HomeLajme

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim në vendin tonë. Sot betet mot i ftohtë dhe i qëndrueshëm ditën e e

Caktohen datat dhe vendi i takimit të radhës Rusi-Ukrainë
21 të infektuar me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur
OBSH kërkon armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim në vendin tonë.

Sot betet mot i ftohtë dhe i qëndrueshëm ditën e enjte, kryesisht me vransira. Ditën e premte kalimi i një fronti në lindje të rajonit, sjell mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore, e ditën e shtunë do të mbajë mot më i ftohtë, me erë, kohëpaskohe me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

Ditën e diel dhe të hënë, vransirat mbesin dominante, të hënën pasdite mundësi për reshje të dobëta shiu e bore.

Periudha më të zgjatura të qetësisë ditën e enjte, edhe mbajnë ndotësit ajror më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Nga dita e premte dhe shtunë, fuqizimi i erës mbanë ndotësit e shpërndarë, e indeksi kalon edhe në vlera të pranueshme, e të shunën edhe në të mira.

16.12 – Kryesisht me vransira, gjatë ditës edhe intervale me diell nga Dukagjini. Vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për riga shiu të përziera edhe me fjolla bore.

17.12 – Vransira e intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

18.12 – Më ftohtë, kryesisht me vransira e erë. Kohëpaskohe me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

19.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira, e intervale me diell gjatë ditës.

20.12 – Kryesisht me vransira. Pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

Temperaturat minimale ditëve të ardhshme do të luhaten nga -3C deri 0C, e maksimalet të premten rriten deri në 5C e 7C, në fundjavë zbresin edhe në 0C.

Erërat fryjnë kryesisht nga krahu verior 3-12m/s, të shtunën me hove edhe mbi 15m/s.

Shtypja atmosferike me rritje lartë mbi vlera normale.