Asnjë euro prej fondit 43 mijë e 761 euro, nuk iu është dërguar të dëmtuarve nga tërmeti në Shqipëri, që është organizuar nga komuna e Gjilanit më 21
Asnjë euro prej fondit 43 mijë e 761 euro, nuk iu është dërguar të dëmtuarve nga tërmeti në Shqipëri, që është organizuar nga komuna e Gjilanit më 21 dhjetor 2019 në kuadër të Gala Mbrëmjes “Pak nga Ne shumë për Ata” raporton 06 Press.
Kështu ka njoftuar Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit Riad Rashiti.
Tutje Rashiti ka thënë gjithë kontributi i donatorëve të vullnetit të mirë, për më shumë se dy vite ka mbetur në llogarit bankare të organizatorëve të kësaj mbrëmje, deri më 02 dhjetor 2021 kur janë transferuar në llogari të buxhetit komunal.
Mos dërgesa e kësaj ndihme në Shqipëri, për çka edhe janë grumbulluar është e papranueshme.
Prej “Pak nga Ne e shumë për Ata” deri sot “Krejt në llogari bankare e Aspak për Ata”.
Asnjë arsyetim nuk mund të egzistoj për mos dërgesën e këtij fondi për familjet e rrënuara nga tërmeti.