Partia e Drejtësisë mbështet Lutfi Hazirin në balotazh

HomeLajmeLokale

Partia e Drejtësisë mbështet Lutfi Hazirin në balotazh

Partia e Drejtësisë në Gjilan ka dalur haptas në mbështetje të kandidtatit të LDK-së, Lutfi Haziri, për kryetar të Komunës së Gjilanit. Pas konsult

Kurti në kazermën e FSK-së në Gjilan: Qeveria do të kujdeset për modernizimin e ushtrisë me pajisje e armatim
Nëse shihni këta dy persona lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës
Hajnat bëjnë kërdi në Viti, ‘avullojnë’ rreth 85 mijë euro para dhe ari

Partia e Drejtësisë në Gjilan ka dalur haptas në mbështetje të kandidtatit të LDK-së, Lutfi Haziri, për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë, Partia e Drejtësisë (PD) Dega në Gjilan, kanë marrë vendim që në raund të dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Gjilanit, të mbështesin kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri.

Përmes një deklarate, Kryesia e Partisë së Drejtësisë ka konfirmuar vullnetin e gjithë anëtarësisë së saj për mbështetje të fuqishme për Hazirit, për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

“Vota e çdo anëtari të Partisë së Drejtësisë – PD Dega në Gjilan, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të Lutfi Haziri, i cili me datë 14 Nëntor 2021, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Gjilanit”, kanë deklaruar PD-ja.