Pas 32 ditë lufte, rifillon mësimi online në Kiev

HomeLajme

Pas 32 ditë lufte, rifillon mësimi online në Kiev

Nxënësit në kryeqytetin e Ukrainës sot rikthehen në mësim përmes platformave online. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, i

“Ajo mendon se është si një lojë”, nëna ukrainase tregon se si po e përballojnë fëmijët e saj luftën në Ukrainë
Moti sot
Jasharaj: Ditën e Mësuesit po e festojmë të dëshpëruar e pa paga

Nxënësit në kryeqytetin e Ukrainës sot rikthehen në mësim përmes platformave online.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, i cili ka thënë se orët mësimore do të përshtaten me pushtetet aktuale, duke përdorur platform të ndryshme.

“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe punojë edhe në kushte të tilla të vështira të gjendjes ushtarake”, shkroi Vitali Klitschko në një postim në Telegram.

“Ata po tentojnë të na frikësojnë, por nuk do të funksionojë”, tha ai.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë larguar nga shteti që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.