Pas një mosmarrëveshjeje nipi godet me kokë në fytyrë gjyshin e tij në Gjilan

HomeLokale

Pas një mosmarrëveshjeje nipi godet me kokë në fytyrë gjyshin e tij në Gjilan

Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij duke e goditur me kokë në fytyrë. Në raportin 24 orësh

SBASHK nuk tërhiqen nga kërkesat: Presin rritje rroge me Ligjin e ri të pagave
Reagim nga Sindikata e SBASHK-ut në Gjilan: Asnjë shkollë nuk e ka ndërprerë grevën
Lista Serbe nuk ankohet në supreme për votat nga Serbia, Vetëvendosje po

Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij duke e goditur me kokë në fytyrë.

Në raportin 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:00, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-gjyshin e tij, duke u goditur me kokë në fytyrë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.