Pas Osmanit, Escobari e takon edhe Kurtin

HomeLajme

Pas Osmanit, Escobari e takon edhe Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim zëvendës ndihmës sekretarin për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar. Ky t

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar tribunën – JANARI I PËRFLAKUR
Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje kosovarëve që të largohen sa më parë nga Ukraina
Zgjedhjet në veri, Kurti u kërkon ambasadorëve ta lënë Kosovën të marrë vendime vet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim zëvendës ndihmës sekretarin për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar.

Ky takim po zhvillohet brenda hapësirave të Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Para se të takohet me Albin Kurtin, Gabriel Escobar e ka zhvilluar një takim edhe me Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Kujtojmë se këto vizita zhvillohen në një kohë kur veriu i Kosovës gjendet i tensionuar.

Grupet kriminale në katër komunat veriore me shumicë serbe kanë bllokuar rrugët duke vendosur barrikada dhe kanë ndërmarrë një mori aktivitetesh kundër autoriteteve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.