Pas përleshjes vrau një person në Gjilan, merr fund gjykimi ndaj ish policit, i akuzuar për vrasje të rëndë

HomeLajme

Pas përleshjes vrau një person në Gjilan, merr fund gjykimi ndaj ish policit, i akuzuar për vrasje të rëndë

Ish-zyrtari policor Vllaznim Hamdia, i akuzuar për vrasje të rëndë ka dalë edhe sot para gjykatësit në Gjilan për t`u përballur me akuzën e Prokuroris

FMN: Rritja ekonomike për vitin 2022 në Kosovë, më e vogla në 10 vitet e fundit
“Ka me dhunu e me ta vra gruan, ti nashta pshton”/ Tragjedia në Gjilan ndodhi si shkak i lidhjes intime që i dyshuari kishte me gruan e viktimës
Pas Qemajl Mustafës, edhe ish-kryetari i Kamenicës nga PDK Begzad Sinani i del në mbështetje Vetëvendosjes

Ish-zyrtari policor Vllaznim Hamdia, i akuzuar për vrasje të rëndë ka dalë edhe sot para gjykatësit në Gjilan për t`u përballur me akuzën e Prokurorisë, e cila atë e ngarkon me tri vepra penale, vrasje të rëndë, armë mbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

Seanca e sotme ishte e fundit, ku Prokurori Isuf Sadiku dhe mbrojtësja e familjes së dëmtuar kërkuan dënimin maksimal, kurse avokati i të akuzuarit kërkoj rikualifikimin e veprës penale.

“Janë elaboruar prova të mjaftueshme andaj i propozoj Gjykatës që të akuzuarin ta shpall fajtor dhe të merr një vendim meritor, duke marrë parasysh rrethanat rënduese dhe lehtësuese”, ka thënë ndër të tjera prokurori Sadiku.

Tutje, mbrojtësja e familjes së dëmtuar, avokatja Vlora Kadriu, ka thënë se e mbështet në tërësi fjalën përfundimtare të dhënë nga prokurori i shtetit dhe i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarin ta shpall fajtor, dhe gjatë matjes së llojit dhe lartësisë̈ së dënimit të ketë parasysh rrethanat duke kërkuar dënimin maksimal ndaj tij.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit avokati Ymer Huruglica ka thënë se nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer veprën penale, duke propozuar që të bëhet rikualifikimi i veprës penale në dy mundësi, tejkalimi i mbrojtjes së nevojshme – apo vrasje në gjendje të tronditjes së rëndë mendore. Gjithashtu ka kërkuar vërtetimin e elementit dashjes së veprës penale.

“Mbrojtja është e vetëdijshme që ngjarja e ndodhur është shumë tragjike, mirëpo nuk ka ndodhur me fajin e të akuzuarit. Me rastin e caktimit të llojit të dënimit, kërkojmë nga Gjykata të merr parasysh të gjitha rrethanat”, ka thënë Avokati Huruglica.

Në fund, i akuzuari ka deklaruar që e mbështet fjalën përfundimtare të mbrojtësit duke shprehur keqardhje ndaj familjarëve të të ndjerit.

Shpallja e vendimit për këtë rast do të bëhet më 13 shtator 2021 me fillim nga ora 13:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Gjilanit i akuzuari Vllaznim Hamdia, më 29 dhjetor 2019, rreth orës 04:50 minuta, në rrugën ‘’NATO 99’’, në Gjilan, ka privuar nga jeta të ndjerin Lulzim Spahiu.

Ngjarja sipas Prokurorisë, kishte ndodhur derisa i akuzuari ishte duke lëvizur me veturën e tij, shkakton aksident trafiku me kamionin të cilin ishte duke e drejtuar i ndjeri Spahiu.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se pas aksidentit, i akuzuari del nga vetura dhe pas kacafytjes, kërcënimeve dhe sharjeve mes tij, viktimës dhe djalit të viktimës, i akuzuari e nxjerrë armën e zjarrit dhe pasi viktima hyn në kamion, i njëjti ofrohet te dera e kamionit dhe me armë gjuan një herë në drejtim të tij, me ç’rast e godet nën vetullën e syrit të djathtë. I njëjti (viktima) për shkak të plagëve të marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, i akuzuari Vllaznim Hamdia akuzohet se ka kryer vrasja të rëndë.

Sipas Prokurorisë së Gjilanit, i njëjti dyshohet edhe për dy vepra penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, pasi i janë gjetur edhe dy revole të tjera dhe fishekë të llojeve të ndryshme.

Vllaznim Hamdia akuzohet edhe për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, pasi para rastit të ndodhur, derisa ishte duke dëgjuar muzikë në një lokal në fshatin Malishevë, në brendësi të lokalit kishte shkrepur me armë zjarri. /kallxo/