Hetimet për rastin e Zjarrvënies që kishte ndodhur më 9 gusht në një lokal në rrugën “Joseph Biden” në Gjilan po vazhdojnë dhe tashmë Policia ka arrit
Hetimet për rastin e Zjarrvënies që kishte ndodhur më 9 gusht në një lokal në rrugën “Joseph Biden” në Gjilan po vazhdojnë dhe tashmë Policia ka arritur të arrestojë edhe një person të dyshuar. I dyshuari që ra në prangat e Policisë është F.M., i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se hetuesit e kanë zbuluar përfshirjen e të dyshuarit përmes provave të siguruara, që dëshmojnë se i njëjti ka gisht në këtë rast.
Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, teksa veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.
Kujtojmë se lidhur me këtë rast Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim një 31-vjeçar nga Vitia, Ridvan Sylën, i cili ishte falur nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, në vitin 2018.
Fillimisht, dy javë pas rastit, pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave nga vendi i ngjarjes, Policia kishte arrestuar një person ardhur që dyshohej të jetë i përfshirë në zjarrvënien e lokalit. Por, gjatë procesit të hetimit, u ngritën dyshimet se edhe Ridvan Syla është i përfshirë në këtë rast.