Pas Qemajl Mustafës, edhe ish-kryetari i Kamenicës nga PDK Begzad Sinani i del në mbështetje Vetëvendosjes

HomeLajmePolitikë

Pas Qemajl Mustafës, edhe ish-kryetari i Kamenicës nga PDK Begzad Sinani i del në mbështetje Vetëvendosjes

Ish kryetari i Gjilanit, nga rradhët e PDK-së Qemajl Mustafa para disa ditëve bëri thirrje të votohet Lëvizja Vetëvendosje në balotazh në komunën e Gj

Zëvendësministri i Arsimit për rastin e profesorit të Vushtrrisë: Secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë në shtëpinë e vet
Vazhdon kusherinologjia: Qeveria Kurti e shpërblen me një pozitë në ‘Hidromorava’, babain e zyrtarit të VV’së
Ndahet nga jeta Agron Arifi, ishte i infektuar me Covid

Ish kryetari i Gjilanit, nga rradhët e PDK-së Qemajl Mustafa para disa ditëve bëri thirrje të votohet Lëvizja Vetëvendosje në balotazh në komunën e Gjilanit, ndërsa rrugën e tij e ka ndjekur edhe ish-kryetari i Kamenicës nga PDK Begzad Sinani cili ka bërë thirrje për mbështetje të kandidatit të Vetëvendosjes Kadri Rahimaj shkruan 06 Press.

Ky është postimi i Begzad Sinanit:

28.10.2021 K a m e n i c ë

Të përgzoj z.Kadri Rahimaj për rezultatin dhe suksesin e treguar në raundin e parë në zgjedhjet e 17 Tetorit për kryetar të komunës.
Ti je target i të gjithë analistëve e moderatorëve të paguar në debatet televizive që kemi rastin ti shohim por, Ti po ia del të triumfosh.
Balonin që u munduan dhe po mundohen ta fryejnë me sondazhe, dështun dhe dolën zhgënjyes me rezultatin e zgjedhjeve dhe votën e kamenicasëve.
Përkundër që ishit për herë të parë para mediave u treguat i vendosur dhe bindës para publikut.

Për këtë beso edhe unë ua kam zili.
U tregove i kujdesshëm dhe dole i suksesshëm.

Ti duhet ta kuptosh se nuk ke përball Qendronin por ke përball tërë kryesinë e PSD së Prishtinës që ishte dhe është strukur diku në Kamenicë e nuk ka guximin të dilë hapur përball Jush e qytetarëve të Kamenicës.

Rruga për fitore tanimë është e hapur më 14 Nëntor!
Fitore e sigurt z.Kadri Rahimi!