Pas shkarkimit të drejtoreshës, Alban HysenI anulon konkursin në Drejtorinë e Arsimit

HomeLajme

Pas shkarkimit të drejtoreshës, Alban HysenI anulon konkursin në Drejtorinë e Arsimit

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka njoftuar se ka anuluar konkursin për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit duke j

Deshi ta pastronte kotecin e pulave me benzinë, merr flak vetë i riu nga Kamenica
S’ka më kontrolle të dyfishta në kufirin Kosovë-Shqipëri
“S’kam me të lanë vend kurrkund në botë”/ Zyrtari i Komunës së Vitisë ofendon dhe kërcënon publikisht kryeministrin Kurti

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka njoftuar se ka anuluar konkursin për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë raporton 06 Press.

Ai njoftimin e ka dhënë nëpërmjet një statusi:

Se parimet nuk i shkelim e kemi përcjellë mesazhin disa herë.

Të vendosur jemi në qëndrimet tona se shpresa e qytetarëve për ndryshim nuk do të mbytet për aq kohë sa ne drejtojmë institucionet.

Ju garantojmë për këtë.

Disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet, andaj konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë.

Barazia dhe drejtësia janë dy parimet që percjellin punën tonë, dhe nga të cilat nuk ndahemi.

Vazhdojmë të qeverisim drejt, për çfarë edhe jemi zotuar para jush.

Ndryshim.

Ndershmëri.

Profesionalizëm.