Pasi bleu një veturë të re BMW X6, Fero bëhet me një shtëpi të re luksoze

HomeShowbiz

Pasi bleu një veturë të re BMW X6, Fero bëhet me një shtëpi të re luksoze

Reperi i njohur, Fero mbetet i komentuar si për profesionin e tij ashtu edhe për jetën private. Feronit Shabani (emri i plotë) prej vitesh njihet p

Genta Ismajli po bëhet nënë, publikohen pamje nga “baby shower” që këngëtarja ka organizuar
Egzona dhe Gentrit Leka publikojnë këngën e re (VIDEO)
Kjo ishte gjilanasja e parë që këndoi në Radio-Prishtinë para 60 vitesh

Reperi i njohur, Fero mbetet i komentuar si për profesionin e tij ashtu edhe për jetën private.

Feronit Shabani (emri i plotë) prej vitesh njihet për shumë hit dhe ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme muzikore që ia mundëson të ketë një jetë luksoze.

Teksa pak ditë më parë bëri të ditur se është bërë me një veturë të re të tipit BMW X6, modeli më i ri i vitit 2022, ai tashmë është bërë pronar edhe i një shtëpie.

Në një postim në InstaStory, reperi nga Gjilani shihet në ballkonin e shtëpisë së tij më të re luksoze teksa në oborrin e saj ndodhet edhe makina e re.

“Urime për mua, sapo bleva një shtëpi të re”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, kujtojmë që reperi është i martuar me modelen Arbenita Ismajli, çifti i njohur janë prindër të një vajze.

Ndryshe, Fero pak javë më parë është rikthyer në labelin “One Records”, nga ku ishte larguar në vitin 2019. /Telegrafi/