I ashtuquajtur drejtor për zyrën për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic, ka hedhur akuza të rënda në adresë të kryeministrit të Republikës së K
I ashtuquajtur drejtor për zyrën për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic, ka hedhur akuza të rënda në adresë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti.
Pasi Kurti e quajti Vucicin ‘Putini i vogël i Ballkanit’, Petkovici e quan kryeministrin tonë “Hitleri i vogël i Ballkanit’.
Sipas këtij të ashtuquajturi zyrtar serb për Kosovën, ‘Kurti ëndërron pastrimin etnik të serbëve nga rajoni i Kosovës’, siç e citojnë mediat serbe deklaratën e tij, përkthen Periskopi.
“Prandaj po i them Hitlerit të vogël se Aleksandër Vucici do të jetë ankthi i tij sepse nuk do të lejojë pastrimin e serbëve të Kosovës”, citohet të ketë thënë Petkovic.