PDK e emëron Arben Mustafën koordinator të Departamentit për Financa në KQM

HomeLajmePolitikë

PDK e emëron Arben Mustafën koordinator të Departamentit për Financa në KQM

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka prezantuar aderimin më të ri në këtë parti,

Velekinca vërshohet nga uji dhe kanalizimi, shumë familje dëmtohen, e komuna heshtë
Përfundon numërimi i votave në Vushtrri, PDK e para në komunën e qeverisur nga LDK-ja
Hakerat sulmojnë kompjuterin e kryetarit të Kamenicës, Policia nis hetimet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka prezantuar aderimin më të ri në këtë parti, ekonomistin nga Gjilani Arben Mustafa.

Krasniqi ka njoftuar se Mustafa do të jetë koordinator i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë.

Ai tha se Kosovës i duhen profesionistë, djemë e vajza të reja, që me njohuritë dhe përvojën e tyre, kontribuojnë për vendin, hapin rrugë të reja për zhvillim ekonomik dhe promovojnë qeverisjen e mirë.

“Që vizioni ynë ekonomik e zhvillimor të jetësohet, pa dyshim që na duhet një menaxhim dhe shpërndarje e mirë e buxhetit dhe parasë publike, dhe hartim i politikave të duhura fiskale, të cilat krijojnë kushtet për stabilitet financiar dhe rritje ekonomike. Këtë objektiv do ta përmbushim përmes Departamentit për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë. Kam kënaqësinë sot që të prezantoj koordinatorin e këtij departamenti, profesorin e dalluar të ekonomisë, Arben Mustafa, i cili me një bagazh të gjerë profesional e intelektual, në bashkëpunim me ekipin e tonë të ekspertëve, do të na ndihmojë në ofrimin e alternativës sonë për sektorin e financave, që është një ndër pikat më me prioritet për KQM-në”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, Mustafa e ka falënderuar Memli Krasniqin për besimin dhe mundësinë që të bëhet pjesë e kësaj platforme.

“Dëshira dhe vullneti i madh për të kontribuar në ndërtimin e një alternative të mirëfilltë për zhvillimin e ekonomisë së vendit, më ka shtyrë që bagazhin tim profesional ta vë në funksion të Kabinetit për Qeverisje të Mirë dhe Partisë Demokratike.”, ka thënë Mustafa.