PDK e padit ZRrE-në për tarifat e reja të rrymës: U keqpërdorën dhjetëra miliona euro, pa plan

HomeLajme

PDK e padit ZRrE-në për tarifat e reja të rrymës: U keqpërdorën dhjetëra miliona euro, pa plan

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do ta padisë Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe do të iniciojë komision hetimor parlamentar për “keqpër

A do të hiqen ora policore dhe maskat, sot shqyrtohen masat anti-Covid
BE: Moslejimi i zgjedhjeve serbe është në kundërshtim me angazhimet e Kosovës për të ardhmen Evropiane
Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për rrahje në lokalin “Stop” në Gjilan

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do ta padisë Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe do të iniciojë komision hetimor parlamentar për “keqpërdorimin e dhjetëra miliona eurove nga qeveria në krizën energjetike”.

Kjo është bërë e ditur nga PDK përmes një njoftimi, raporton Gazeta Sinjali.

“Vendimi i ZRRE-së, meriton shqyrtim gjyqësor në gjykatën kompetente, pos tjerash, edhe për faktin e mos përfshirjes në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike – të katër komunave veriore, duke diskriminuar kështu qytetarët e pjesës tjetër të vendit.”

“ZRRE, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike, katër komunat veriore, përveç diskrimimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit.”

“Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës për të paditur Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, vjen pasi Grupi Parlamentar ka parashtruar edhe kërkesën për themelimin e komisionit hetimor parlamentar, në të cilin do të hetohen vendimet, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe institucioneve të tjera, në raport me menaxhimin e sektorit të energjisë, veçanërisht në muajt e krizës energjetike në të cilën u keqpërdorën dhjetëra miliona euro, pa plan, pa strategji, pa transparencë dhe në mënyrë të kundërligjshme.”

/Gazeta Sinjali/