PDK ende pa vendim për koalicione në komuna, thotë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti

HomePolitikë

PDK ende pa vendim për koalicione në komuna, thotë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 ka arritur një rezultat pozitiv sipas zyrtarëve të saj. Në këto zgjedhje lokale,

Kurti: Protestuesit serbë në Jarinjë e Bërnjak po paguhen nga Serbia
Leonora Bunjaku po merr mbështetje nga të gjithë
Kurti u drejtohet serbëve që kanë bllokuar rrugët në veri

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 ka arritur një rezultat pozitiv sipas zyrtarëve të saj.

Në këto zgjedhje lokale, sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga KQZ, PDK e udhëhequr nga Memli Krasniqi ka arritur të shënoj fitore në katër komuna.

PDK për katër vitet e ardhshme do të udhëheq me Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Skenderajn dhe Hanin e Elezit.

Përveç fitores në këto katër komuna, PDK do të garoj në raundin e dytë të zgjedhjeve edhe në tetë komuna përfshirë këtu: Drenasin, Kaçanikun, Shtimen, Vushtrrinë, Malishevën, Prizrenin, Dragashin dhe Klinën.

Lidhur me koalicionet e mundshme me partitë për të marrë mbështetje më të madhe në balotazh në këto komuna, nga PDK thonë se ende nuk kanë vendosur për diçka të tillë.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë për Telegrafin, se PDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti sa i përket koalicioneve komunale.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk ka vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër. Kjo qasje e jona si parti politike parimisht është më e hershme. Aq më shumë kësaj here nuk kemi vija të kuqe duke pasur parasysh se ato vija të kuqe mund të determinojnë rrethana të cilat mund të ndikojnë jo mirë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë në komuna”, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu ka theksuar se për koalicionet fillimisht do të bisedohet me përfaqësuesit e subjektit të tyre e pastaj vendim do të merr Kryesia dhe kryetari Krasniqi.

“Thënë përmbledhtazi, për atë se si do të vendoset për marrëveshjet e ndryshme me subjektet tjera në komuna të ndryshme, së pari do të bisedohet me përfaqësuesit tanë dhe vetëm në bashkëpunim dhe koordinim me ta, Kryesia dhe Kryetari Krasniqi do të marrin vendime”, u shpreh Abdullahu.

Ndryshe PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dalë partia e dytë, me 148 mijë e 285 apo 17,009% të votave.