Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike. A
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Abelard Tahiri nga PDK ka bërë të ditur se pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjyqtari i rastit ka vendosur që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë deri në një vendim përfundimtar, shkruan Reporteri.net.
Ai ka ftuar Qeverinë dhe ZRRE-në që ta zbatojnë këtë vendim, duke shtuar se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës në Kosovë përbën vepër penale.
“E ftojmë qeverinë tu kthehet qytetarëve nga të cilët e mori besimin që tua përmirësojë cilësinë e jetesës.
Sot kur Gjykata ka dhënë vendimin. Kosova më shumë po prodhon e shet se që po importon energji. Nevoja për konsum të energjisë është zvogëluar, andaj nuk ekziston asnjë arsye e vetme që të mos zbatohet vendimi i Gjykatës. Vendimet e Gjykatës në Republikën e Kosovës janë të obligueshme. Edhe ZrrE-ja në rast të mosrespektimit të këtij vendimi përbën shkelje flagrante dhe vepër penale. Ata që mendojnë se mund të mos e zbatojnë këtë vendim ata mund të përballen me vepër penale dhe kjo shkakton pasoja sidomos për anëtarët e Bordit që mund të përfundojnë edhe në burg.
Qytetarët tani e tutje nuk do ta paguajnë energjinë elektrike me tarifa të shtrenjtimit mbi 100 përqind. Pezullimi i shtrenjtimit ka ndodhë”, u shpreh Tahiri.
Nga PDK po ashtu kanë thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore është një konfirmim shtesë për nevojën urgjente të ngritjes së komisionit hetimore parlamentar.