Kuvendi ka nisur mbajtjen e seancës, me pikat e rendit të ditës të mbetura nga seanca e 5 majit. Në këtë seancë po bëhet shqyrtimi i parë i Projekt
Kuvendi ka nisur mbajtjen e seancës, me pikat e rendit të ditës të mbetura nga seanca e 5 majit.
Në këtë seancë po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se pas 11 viteve po hapet rrugë për rritjen e pagës minimale në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“Nuk do ta votojmë, për shkak se shkel rregullat e përcaktimit të pagës Minimale.
Ju si VV e dimë se keni harruar dialogun social, kjo po shihet qartë edhe në këtë pjesë të projektligjit.
Ne e mbështesim, por me një dialog social. VV po mundohet që të synojë rritjen sado të vogël të pagës minimale dhe të arsyetohet tek elektorati se gjoja ka arritur një rritje të pagës minimale. Qeveria po mundohet të tejkalojë çdo dialog social me këtë ligj”, tha ai në seancën e Kuvendit. /Reporteri.net