Pensionistët kosovarë marrin 90 deri në 627 euro, sa janë në rajon?

HomeLajme

Pensionistët kosovarë marrin 90 deri në 627 euro, sa janë në rajon?

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, pensionet më të vogla minimale janë në Kosovë, ndërsa më të lartat në Serbi. REL ka publikuar një infografikë për

Mozzik hedh akuza të rënda ndaj shtetit pasi daja i bëri vetvrasje në Gjilan
Masat e reja/ A do të lejohen dasmat dhe hapja e klubeve të natës
Vushtrriasi ndezi zjarrin për të përgatitur ushqim, por dogji 10 hektarë tokë

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, pensionet më të vogla minimale janë në Kosovë, ndërsa më të lartat në Serbi.

REL ka publikuar një infografikë për pensionin minimal dhe maksimal në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas kësaj infografike, në vendin tonë pensioni minimal është 90 euro, kurse ai maksimal 627 euro.

Në Maqedoninë e Veriut, pensioni minimal është 170 euro derisa pensioni maksimal është 938 euro.

Pensionet maksimale në shtete e tjera shkojnë mbi 1mijë euro.

Në Mal të Zi, pensioni maksimal është  1 mijë e 100 euro, e minimali 147 euro.

Pensionin maksimal më të lartë nga këto shtete e ka Serbia, apo 1 mijë e 258 euro. Ndërkohë, ai minimal është 136 euro.

Në Bosnjë e Hercëgovinë, pensioni minimal është prej 160 apo 212 euro, kurse maksimal sillet rreth 1 mijë e 90 euro.