Për një javë, një mijë e 595 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik

HomeLajme

Për një javë, një mijë e 595 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar me aksionet e saj në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm, me synim parandalimin e aksidente

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar me aksionet e saj në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Ky aksion po realizohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt. Përveç policëve me uniformë, po operohet edhe me policë me rroba dhe automjete civile.

Patrullat e policisë me automjete dhe rroba civile në lëvizje, nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale, identifikojnë drejtuesit, të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion. Të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas Ligjit të Komunikacionit Rrugor.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, policia rajonale, përfshirë këtu edhe stacionet policore, nga data 03-09 janar 2022, ka shqiptuar një mijë e 595 kundërvajtje:

– Mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar, 617 gjoba;

– Tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar, 20 gjoba;

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 16 gjoba;

– Kalimi i afatit të regjistrimit, 16 gjoba;

– Xhamat e errët, vendosja e folies ose materialit tjetër, 22 gjoba;

– Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 163 gjoba;

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 83 gjoba.

Për kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, janë shqiptuar 658 gjoba heqje e patentë shoferit.