Përgatituni për mot të nxehtë: Javën tjetër temperaturat deri 36 gradë

HomeLajme

Përgatituni për mot të nxehtë: Javën tjetër temperaturat deri 36 gradë

Për dallim nga kjo javë, java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të nxehtë, madje temperaturat maksimale në pjesën e dytë të javës pritet të a

Sveçla: S’do lëmë gurë pa lëviz për liberalizimin e vizave
Memli Krasniqi shpall fitoren e PDK-së në këto zgjedhje: Faleminderit Kosovë!
Biden: Jemi më afër se kurrë të shpallim “pavarësinë nga virusi”

Për dallim nga kjo javë, java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të nxehtë, madje temperaturat maksimale në pjesën e dytë të javës pritet të arrijnë deri në 36 gradë celsius.

Sipas parashikimeve të fundit, të nxehtit do të arrijë kulmin në ditën e premte, e në fundjavë temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare.

“Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet nga 13 gradë ditën e hënë, deri në 19, të premten. Temperaturat maksimale në fillim të javës luhaten ndërmjet 28 gradë e 30, ndërsa deri të premten shënojnë rritje në 35-36 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.