Fituesi i zgjedhjeve në Prishtinë, Përparim Rama, ka ndarë fotografi me bashkëshorten e tij teksa kanë ecur rrugëvë të kryeqytetit. Një ditë pas fi
Fituesi i zgjedhjeve në Prishtinë, Përparim Rama, ka ndarë fotografi me bashkëshorten e tij teksa kanë ecur rrugëvë të kryeqytetit.
Një ditë pas fitores, Rama ka falënderuar sërish qytetarët që dolën në votime, ekipin e tij dhe bashkëshorten.
“Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar”, ka shkruar Rama, ndër të tjera.
Statusi i plotë:
Prishtina ime e zemrës!
Kjo fitore është e jotja!
Sot fitoi secili banor, në qytet e në çdo fshat!
Vota jote më fuqizon me privilegjin e të qenit Kryetar i Prishtinës, e që nuk është Kryetar veç i një tjetër komune, po i vetë kryeqytetit të Kosovës. Të kryeqytetit, që ka zgjedhur zhvillimin dhe transformimin, dhe që duke qenë i krejt Kosovës, ka për ta llogaritë gjithë Kosovën në planifikimin e vet të gjithëmbarshëm komunal.
Kjo fitore nuk do të ishte e mundshme pa besimin dhe angazhimin maksimal të një mori njerzish që më besuan e më ndihmuan në sipërmarrjen time të fushatës. I jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhshme ekipit tim të mrekullueshëm!
Por nuk mundem pa e falënderu në veçanti, ma të dashurën time, Kristale Ramën, banoren më të re të Prishtinës, për besimin dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme.
Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar.
Sot fillon një epokë e re – ajo në të cilën ne të gjithë, bashkë, do t’i dalim zot vetvetes.
Ju dua!
♥️♥️♥️