Përplasen dy vetura në Llabjan, tre persona dërgohen në QKUK

HomeLajme

Përplasen dy vetura në Llabjan, tre persona dërgohen në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llabjan të Novobërdës, ku janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të

Haziri: Dialogut i janë shtuar edhe dy emisarë, po shkojmë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse
Syla: Politika e përkëdhel diasporën për vota, estrada për bakshishe
“Qeveria për Familjet”, Kurti me skemë të re punësimi: Çdo familje së paku një të punësuar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llabjan të Novobërdës, ku janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët tashmë po trajtohen në QKUK.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të distancës nga njëri prej automjeteve të përfshira në aksident dhe rregullave të tjera, që ka pasur me përplasje.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në Emergjencë nga një autoambulancë që ka qenë duke kaluar andej pari rastësisht.

Burimet nga QKUK-ja kanë njoftuar se të lënduarit po trajtohen në këtë qendër dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

Kujtojmë se pothuajse çdo ditë raportohen numër i madh i aksidenteve të trafikut dhe shumica prej tyre shkaktohen si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.