Përplasje për Trustin: ‘Po e zhagit Armend Muja’, ‘Projektligji s’ka ardhë në Komision’

HomeLajme

Përplasje për Trustin: ‘Po e zhagit Armend Muja’, ‘Projektligji s’ka ardhë në Komision’

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, i cili më 9 mars ka dorëzuar projektligjin për ndryshim e ligjit për Trustin po vazhdon të ins

Baba nga Gjilani e rrah djali, ky e lajmëron në Polici
Arrestohen dy persona për organizim të lojërave të fatit në Gjilan
Kapen në një motel në Gjilan 21-vjeçarja nga Serbia dhe një kosovar, arrestohen për mundësim prostitucioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, i cili më 9 mars ka dorëzuar projektligjin për ndryshim e ligjit për Trustin po vazhdon të insistoj se kjo çështje duhet të marrë drejtim sa më parë.

Zyrtarisht plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin që do t`i mundësonte qytetarëve të Kosovës tërheqjen e parave prej një % të caktuar është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe po pret procedurat tjera që duhet ndjekur.

Sipas tij, pas shqyrtimit në komisionin për Buxhet dhe Financa, projektligji duhet të kaloj në Kryesinë e Kuvendit, e ku kjo e fundit vendos se kur do ta fusë si pikë të rendit të ditës.

“Në seancë mundet me hy për shqyrtim nga dita kur i bënë 14 ditë dhe jo me gjatë se 28 ditë se kur projektligji iu ka shpërndarë deputetëve” ka thënë Bekim Haxhiu.

“S`ka ardh ende. Kryesia nuk e ka dërguar te ne, në javët në vazhdim kurdo që Kryesia e dërgon, si komision do ta shqyrtojmë brenda një ose dy jave”, ka thënë Muja.

Në parim të gjitha partitë politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës janë pajtuar që qytetarëve t`i mundësohet tërheqja e një pjesë të mjeteve të tyre nga Trusti, përjashto këtu partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje.