Përurohen tri dhoma burimore në shkollat e Gjilanit për zhvillimin dhe stimulimin e fëmijëve me nevoja të veçanta​

HomeLajme

Përurohen tri dhoma burimore në shkollat e Gjilanit për zhvillimin dhe stimulimin e fëmijëve me nevoja të veçanta​

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka përuruar tri dhoma burimore në shkollat “Selami Hallaçi” dhe “Musa Zajmi” në Gjilan dhe “Skënderbeu”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka përuruar tri dhoma burimore në shkollat “Selami Hallaçi” dhe “Musa Zajmi” në Gjilan dhe “Skënderbeu” në fshatin Përlepnicë, për zhvillimin dhe stimulimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se ‘jemi të ndryshëm, por të barabartë’.

“Falënderues ndaj organizatës People in Need dhe grupit punues të projektit “Përforcimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë” – ALVED, i cili mbështeti këtë projekt!”, ka thënë ai.