Përveç Gjermanisë, edhe dy shtete të fuqishme i njohën patentë shoferët e Kosovës

HomeLajme

Përveç Gjermanisë, edhe dy shtete të fuqishme i njohën patentë shoferët e Kosovës

Këtej e tutje konvertimi i patentave shqiptare dhe kosovare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë. Këtë e miratoi gjatë ditës së djeshme në Berlin

Disa zyrtarë policorë dërgohen në Spitalin e Mitrovicës pas aksionit në veri
Kishte organizuar aheng në Gjilan, gjobitet nga AVUK
Grenell pas protestës kundër shtrenjtimit të rrymës: Kurti refuzoi ndihmën e SHBA-së për gazin

Këtej e tutje konvertimi i patentave shqiptare dhe kosovare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë. Këtë e miratoi gjatë ditës së djeshme në Berlin, Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale, shkruan Insajderi.

Por, patent shoferët e Republikës së Kosovës, i kishte pranuar pa provime shtesë edhe Kanadaja dhe Turqia, vetëm një ditë para Gjermanisë.

Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë mbajtjes së mbledhjes së 61-të të qeverisë Kurti, më 9 shkurt.

Po ashtu, njohjen e patentë shoferëve nga Kanadaja dhe Turqia, e kishte bërë të ditur edhe kryeministri Albin Kurti përmes postimit të tij në facebook ku përveç tjerash kishte thënë:

“Në kuadër të raporteve të mira ndërshtetore dhe qëllimit të përbashkët për të lehtësuar jetën e qytetarëve tanë, po realizohet njohja e patentë-shoferit për shtetasit e Kosovës në Kanada dhe Turqi.”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, është bërë e ditur se pas Gjermanisë, patentë shoferët kosovare po përgatiten t’i njohin edhe Austria dhe Italia.