Pezullimi i tarifave të reja të rrymës nga Gjykata Themelore, ZRRE thotë se do ta apeloj vendimin

HomeLajme

Pezullimi i tarifave të reja të rrymës nga Gjykata Themelore, ZRRE thotë se do ta apeloj vendimin

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) thotë se do të paraqes ankesë pranë Gjykatës së Apelit pas vendimit të Themelores rreth pezullimit të përkohs

Për herë të parë, pesë studentë nga Kosova në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për sot
Liberalizimi i vizave, ambasadori gjerman takohet sot me Komisionin për Punë të Jashtme

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) thotë se do të paraqes ankesë pranë Gjykatës së Apelit pas vendimit të Themelores rreth pezullimit të përkohshëm të tarifave të reja të rrymës për të cilën ishte vendosur në fillim të muajit shkurt.

ZRRE-ja thekson se ende nuk e kanë pranuar ende aktvendimin, duke shtuar pa shqyrtimin e Gjykatës së Apelit ky vendim nuk bëhet i formës së prerë.

“ZRRE-ja, mbështetur në dispozitat ligjore të nenit 23 paragrafi 2 Nenin 49 pararagrafi 1 dhe 2 lidhur me Nenin 63 të LKA-së, lidhur me Nenin 176 të Ligjit 03/L-006 për Procedurën Kontestimore do të parashtrojë ankesë brenda afatit ligjor pranë Gjykatës së Apelit. Për informimin tuaj sipas Nenit 176 paragrafi 2 të LPK-së, definohet se: ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë në pjesën e goditur me ankim”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Telegrafin.

“Përderisa kjo çështje pas ankesës së ZRRE-së, do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, aktvendimi i shkallës së parë nuk bëhet i formës së prerë dhe praktikisht nuk është i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm. Kjo është e definuar me Nenin 66 të Ligjit për Konfliktet Administrative ku përcaktohet se: Vendimet e gjykatës mund të ekzekutohet atëherë kur bëhen të plotfuqishme dhe të ekzekutueshme”, thekson ZRRE-ja.

Gjykata Themelore në Prishtinë ne fund të javës së kaluar pati vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.

“Shtyhet ekzekutimi i vendimit 077/22 i datës 09.02.2022, i publikuar me datë 16.02.2022 të paditurës ZRRE me seli në Prishtinë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses. Vendimi i ZRRE-së, meriton shqyrtim gjyqësor në gjykatën kompetente, pos tjerash, edhe për faktin e mos përfshirjes në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike – të katër komunave veriore, duke diskriminuar kështu qytetarët e pjesës tjetër të vendit”, thuhet në njoftim e Gjykatës, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës në mars kishte parashtruar padi kundër Vendimit të ZRRE-së, me të cilin janë aprovuar tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

Kujtojmë se në fillim të muajit shkurt, Bordi i ZRRE-së kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, pas atij paraprak në 600kWh që ishte propozuar më parë. Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se 800kWh do të ketë dy tarifa.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullimin e vendimit të ZRRE-së për tarifat e reja të rrymës

“Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRRE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRRE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me dy tarifa prej 12.5 centë dhe 5.9 centë. Të gjithë konsumatorët komercial dhe të amvisëritë, ZRRE-ja propozon që për 800kWh të ketë zero rritje”, është thënë nga Departamenti i Tarifave të ZRRE-së.

ZRRE-ja pati theksuar se vetë 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë këtë bllok të konsumit.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00. /Telegrafi/