Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në gjendje gatishmërie, kalojnë në orar 12 orësh

HomeLajme

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në gjendje gatishmërie, kalojnë në orar 12 orësh

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vënë në gjendje gatishmërie në rast të përshkallëzimit të situatës në veri të vendit. Kjo për shkak të bojkotimi

Fuqia e demokracisë dhe lirisë! Dhjetëra mijëra gjerman dalin në Berlin në mbështetje të Ukrainës
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, viziton familjen e heroit Abdullah Tahiri
Qeveria e Serbisë shpërndan doracakun e mbulimit të simboleve të Kosovës për targat

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vënë në gjendje gatishmërie në rast të përshkallëzimit të situatës në veri të vendit. Kjo për shkak të bojkotimit të përfaqësuesve politikë e institucionalë serbë ndaj institucioneve kosovare, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Policia ka ndryshuar orarin për zyrtarët e saj, duke kaluar në 12 orë shërbim dhe ka ndaluar pushimet vjetore.

Në anën tjetër, Policia ka përgënjeshtruar raportimet e mediave vendore se Njësia Speciale është nisur në veri.

Policia ka thënë se njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, por se s’ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicë.