Po vazhdon plani operativ për ngritjen e sigurisë në trafik me fokus përdorimi i telefonit gjatë ngasjes

HomeLajme

Po vazhdon plani operativ për ngritjen e sigurisë në trafik me fokus përdorimi i telefonit gjatë ngasjes

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sig

Kërcënim me bombë në Rektoratin “Hasan Prishtina”
Lutfi Haziri: Kurti po bën një hap para e dy mbrapa në çdo lloj politike
I digjet ara me grurë fermerit në Bilinicë të Gjilanit

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafik, që nga data 21 qershor 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes.

Në kuadër të këtij plani, deri sot janë shqiptuar 1198 gjoba për këtë lloj kundërvajtje.

-Janë shqiptuar 129 tiketa ,-masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.