Policia apel qytetarëve: Festo me zemër, jo me armë

HomeLajme

Policia apel qytetarëve: Festo me zemër, jo me armë

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë festës së fundvitit, veçanërisht në përdorimin e mjeteve piroteknike. Përm

Kosova i jep Danimarkës burgun e Gjilanit për 10 vjet
Gjilan: Policia e Kosovë, KFOR-i dhe Këshilli Lokal për Siguri Publike në një takim të përbashkët
Lëkundje të forta tërmeti në Lezhë, ndihen edhe në Tiranë

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë festës së fundvitit, veçanërisht në përdorimin e mjeteve piroteknike.

Përmes një njoftimi për media të premten, Policia ka thënë se qytetarët duhen të kenë kujdes të shtuar edhe në trafik e të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Për t’i respektuar këto masa, Policia ka hartuar planin operativ për Vitin e Ri.

“Qëllimi parësor i Policisë është që përmes aktiviteteve operative dhe jo vetëm, të sigurojë ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në tërë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia, sipas njoftimit, do të trajtojë me seriozitet çdo thirrje të qytetarëve dhe do të reagojë në raste kur prezenca policore është e nevojshme duke trajtuar rastet eventuale që mund të paraqiten në këtë periudhë të festave dhe pas tyre.