Policia arreston një person në Mramor – i konfiskohen mbi 27 kilogramë kanabis

HomeLajme

Policia arreston një person në Mramor – i konfiskohen mbi 27 kilogramë kanabis

Policia sot ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Mramor të Prishtinës të cilit i janë gjetur në veturë 27 kilogramë marihuanë. Të dyshuari

Kur do të hapet aplikimi për 100 eurot, flasin nga Qeveria
Mot me diell dhe vranët
Vazhdojnë temperaturat e larta edhe nesër, IHK me apel për qytetarët

Policia sot ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Mramor të Prishtinës të cilit i janë gjetur në veturë 27 kilogramë marihuanë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, njofton Klan Kosova.

“Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim të Trafikimit me Narkotikë, pas pranimit dhe trajtimit të një informate rreth trafikimit me narkotikë, sot më 09.08.2022 ora 12:00, kanë zbatuar operacioni policor ‘goditja’. Në zbatim të operacionit policor, në fshatin Mramor të Prishtinës, është ndaluar një veturë me targa vendore”.

“Policia gjatë kontrollit të veturës të cilën e ngiste N.N., (viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar 27 kilogramë e 600 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Po ashtu janë sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinarë (monedha serbe)”.

“Për veprimet lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kryer kontroll te shtëpia e të dyshuarit (në fshatin Badofc i Ri Graqanicë), por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”.