Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan kanë kryer bastisje në shtëpinë e një personi në fshatin Kravaricë, pasi i njëjti dy
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan kanë kryer bastisje në shtëpinë e një personi në fshatin Kravaricë, pasi i njëjti dyshohet se kishte në posedim disa mjete të cilat janë raportuar si të vjedhura, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit të pronave të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar një pjesë e kombajit hidraulik që dyshohet se është e vjedhur, armë zjarri, karikatorë e fishekë.