Policia e Gjilanit arreston tre të dyshuar për vjedhje të rënda në rajonin e Gjilanit

HomeLajme

Policia e Gjilanit arreston tre të dyshuar për vjedhje të rënda në rajonin e Gjilanit

Policia e rajonit të Gjilanit ka arrestuar tre persona të dyshuar për shumë raste të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda”, në këtë rajon, raporton Gaz

Reagon asamblistja Festa Shabani: Komuna e Gjilanit, dhe Policia të intervenojnë ndaj vozitësve të çmendur
Kurti i zënë me ‘festat e mëdha’: Uron ‘Shën Valentinin’ për të dashuruarit
Ushtria serbe stërvitet afër Bujanocit për sigurimin e vijës kufitare me Kosovën

Policia e rajonit të Gjilanit ka arrestuar tre persona të dyshuar për shumë raste të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda”, në këtë rajon, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tyre u bë pasditen e djeshme. Policia njofton se në prangat e Policisë fillimisht përfundoi i shumëkërkuari me inicialet F.S., i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Prangat e Policisë iu vunë edhe L.S., me vendbanim në Pejë dhe një gruaje të dyshuar me inicialet D.K., nga Gjilani, të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer disa vjedhje të rënda.

Gjatë arrestimit te i dyshuari kryesor, F.S., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pistoletë të llojit ‘Ekol special 99’, të kalibrit 9 mm dhe dy fishekë të kalibrit 7.65 mm.

“Gjatë kontrollit po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar shumë sende me vlerë si: cigare të llojeve të ndryshme, TV plazma, Play station, mjete të punës, pjesë të automjeteve, telefona dhe gjëra të tjera të cilat ishin vjedhur në lokacione të ndryshme, ku të njëjtat do të përdoren si prova dhe dëshmi materiale lidhur me veprat e kryera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tre të arrestuarit gjatë intervistimit, e kanë pranuar se kanë kryer vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme.

Andaj, me vendim të Prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.