Policia e Gjilanit me aktivitete vetëdijësuese “Sezoni veror 2022

HomeLajme

Policia e Gjilanit me aktivitete vetëdijësuese “Sezoni veror 2022

Policia e Gjilanit me aktivitete vetëdijësuese “Sezoni veror 2022” REDAKSIA RAJONIPRESS 12:26, 6 Korrik, 2022 Gjilan – Drejtoria Rajonale e Polici

Tenistja serbe publikon video me këngën e Dua Lipës, ‘çarten’ komentuesit serbë
LAJMI I FUNDIT: Adriana Matoshit i rikthehet sërish tumori në tru
Masat e reja antiCOVID-19: Shtyhet procesi mësimor, mbyllen edhe çerdhet

Policia e Gjilanit me aktivitete vetëdijësuese “Sezoni veror 2022”
REDAKSIA RAJONIPRESS 12:26, 6 Korrik, 2022

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti i Komunitetit të stacionit policorë në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Gjilanit, në zbatim të planit operacional “Sezoni Veror 2022’’, sot me datën 06/07/2022 kanë zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në disa pjesë të qytetit të Gjilanit.

Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë fletëpalosje të cilat bëjnë thirrje tek qytetarët që së bashku të kontribuojmë dhe reflektojmë pozitivisht për sigurinë e përgjithshme në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Motoja e gjithë kësaj fushate ka qenë ,,Së bashku mundë të ja dalim’’.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon qytetarët dhe mediat që për të gjitha dukuritë negative që i vërejnë të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.