Policia e Gjilanit në aksion për të vetëdijesuar qytetarët me rregullat e trafikut

HomeLajme

Policia e Gjilanit në aksion për të vetëdijesuar qytetarët me rregullat e trafikut

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 08-14

Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës
Senatori amerikan që vizitoi Kosovën: Qeveria Kurti kokëfortë për dialogun
Gjykata Themelore Gjilan ka zgjidhur 10.279 lëndë gjatë vitit 2021

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 08-14.07.2022 kanë shtuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: 1495 gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos brezit të sigurisë (rripit) etj.

Gjatë kësaj jave nga NJRKRr dhe Stacionet Policore janë ndërmarr aktivitete në:
• Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale dhe gjashtëmbëdhjetë (16) aksidente të komunikacionit me të lënduar
• Konfiskuar njëzet e tre (23) patentë shofer;
• NJRKRr ka asistuar Drejtorinë e rrugëve nga Ministria e Infrastrukturës në matjen me peshore të ngarkesës boshtore të mjeteve transportuese.
• Fushata vetëdijësuese si: “Festo me zemër, jo me armë”, “Të kujdesemi për sigurinë”, “Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm”, “Mos i leni çantat e dorës në vetura, mos i leni portofolët në vetura, mos i leni celularët në vetura”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.