Policia e Gjilanit po realizon planin “Siguria në komunikacion” dhe masat anti-COVID-19”

HomeLajme

Policia e Gjilanit po realizon planin “Siguria në komunikacion” dhe masat anti-COVID-19”

Gjilan – Në vazhdim të zbatimit të masave të sigurisë në komunikacionin rrugor, njësitë e Policisë së Kosovës të komunikacionit rrugor më DRP Gjilan k

E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re Qëndresa Haziri
Haziri: Mezi po pres t`i shoh në qytetin e Gjilanit skulpturat e gruas, gurbetçarit dhe të tjerat
Gashi në takim me 30 ndërmarrës nga diaspora: Çdo qytetar i Kosovës është një ambasador

Gjilan – Në vazhdim të zbatimit të masave të sigurisë në komunikacionin rrugor, njësitë e Policisë së Kosovës të komunikacionit rrugor më DRP Gjilan kanë realizuar aktivitetin në rajonin e Gjilanit, në parandalimin e aksidenteve në komunikacion, dhe realizimit të planit operativ “anti-COVID -19”.

Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: tejkalimi në vijë të plotë ku është i ndaluar tejkalimi, mospërdorimi i rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit, mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës gjatë lëvizjes, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit – gomat dimërore, kalimi i afatit të regjistrimit të automjetit, dhe kundërvajtje të tjera bazuar në Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.

Gjatë këtyre kontrolleve nga ana e njësiteve të trafikut rrugor për periudhën 15-22 nëntor 2021, për kundërvajtjet të cekura më lartë edhe të tjera janë shqiptuar gjithsej gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë (667) tiketa trafiku.

Duke u bazuar ne Planin Operative COVID -19 ku është parapare kontrollimi edhe I autobusëve NJRKRR-gjate javës :15-21.11.2021 ka kontrolluar 20-autobusa dhe ka shqiptuar 34 tiketa për pasagjeret te cilët janë hasur pa maska mbrojtëse gjate udhëtimit.

Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët e saj thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit, Zëdhënës Rajonal i Policisë së Kosovës./rajonipress/