06 Press raportoi eksluzivisht se një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë afër Spitalit në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia
06 Press raportoi eksluzivisht se një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë afër Spitalit në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia dhe ka njoftuar se viktima është një 76-vjeçar, i cili nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq.
“Ju njoftojmë se me datën 07.06.2022 rreth orës 11:22, në Gjilan afër Spitalit rajonal, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast aksident Trafiku me lëndime, të rënda. Dyshohet se një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda. Njësite policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmen e shpejte.
Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjnte në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndrru jet si pas e lëndimeve të pësuara në aksident. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit . Hetuesit e policisë së Kosovës njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë aksidenti”. /06Press/