Policia e Kosovës: Brenda 24 orëve 73 aksidente, 1 mijë e 978 gjoba trafiku

HomeLajme

Policia e Kosovës: Brenda 24 orëve 73 aksidente, 1 mijë e 978 gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 73 aksidente trafiku. Sipas policisë, 28 prej tyre kanë

Grabitje në Gjilan, i merret celulari në vlerë të 1000 eurove
Vrasja në Gjilan, arrestohen tre persona të dyshuar
Këto janë temperaturat për javën e fundit të dhjetorit

Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 73 aksidente trafiku.

Sipas policisë, 28 prej tyre kanë qenë me lëndime dhe 45 të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar.

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 978 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, si dhe 3 tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.