Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan realizoi urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan

HomeLajme

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan realizoi urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se veç punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ru

9 vite burgim për dy të rinjtë që e dhunuan 13-vjeçaren në Gjilan dhe gjinekologun që ia mundësoi abortin
Rrahje brutale në një lokal në Gjilan, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)
Shqiptohen 462 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se veç punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Gjilan është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

“Një urdhëresë , me nr. PED.nr. 174/21 është realizuar sot me datë 19.01.2022, rreth orës 17:30h, në Gjilan është ndaluar i dënuari A.R.. , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit rëndon dënimi prej 10 muaj e 20 dite burg efektiv”, ka thënë zëdhënësi Hashani

Pas përfundimit të procedurave ligjore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.