Policia fton qytetarët të mos kalojnë kah pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdarë

HomeLajme

Policia fton qytetarët të mos kalojnë kah pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdarë

Policia ka njoftuar se për shkak të bllokimit të rrugëve në pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe së fundmi në Merdarë, qytetarët do të duhet të shfr

KFOR-i tërheq nga Jarinja nëntë policë kosovarë me sëmundje kronike
1 mijë e 359 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Rama e Kurti nënshkruajnë marrëveshjet mes dy qeverive

Policia ka njoftuar se për shkak të bllokimit të rrugëve në pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe së fundmi në Merdarë, qytetarët do të duhet të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Për shkak të bllokimit të rrugës në Serbi, pika kufitare ”Merdare” është mbyllur për qarkullim

Në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës.

Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim.

Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, ”Bernjak” dhe “Merdare”, deri në njoftimin e radhës.