Policia gjen gjilanasin të gjakosur e me dy brinjë të thyera në mes të rrugës në Prishtinë

HomeLajmeLokale

Policia gjen gjilanasin të gjakosur e me dy brinjë të thyera në mes të rrugës në Prishtinë

Sot, rreth orës 09:00 të mëngjesit, është gjetur një person i shtrirë në tokë, në gjendje jo të mirë shëndetësore në lagjen Emshir të Prishtinës. S

Dancing House nga Gjilani fiton dy çmime në Shqipëri
Gjilani pajiset me automjet me shkallë hidraulike prej 30 metra gjatësi për shuarjen e zjarrit
Mërgimtarit i vjedhin ari nga valixhja në aeroportin e Prishtinës

Sot, rreth orës 09:00 të mëngjesit, është gjetur një person i shtrirë në tokë, në gjendje jo të mirë shëndetësore në lagjen Emshir të Prishtinës.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 53-vjeçar nga Gjilani, i cili u gjet në mes të rrugës i gjakosur e me dy brinjë të thyera.

Pas marrjes së informatës, një njësi policor ka intervenuar, me ç’rast është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe mbledhja e informacioneve për rrethanat e rastit.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka pësuar dhe nga aty është përcjellur në stacion policor për t’u intervistuar.