Mbrëmjen e së martës, mësuesi në pension, Xhemajl Demolli, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krilevë të Kamenicës. 67-vjeçari u gjet
Mbrëmjen e së martës, mësuesi në pension, Xhemajl Demolli, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krilevë të Kamenicës. 67-vjeçari u gjet me plagë që dyshohet se u shkaktuan nga arma e zjarrit dhe të cilat rezultuan të jenë fatale për të, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se atë fillimisht e ka gjetur një familjar i tij, i cili ka njoftuar menjëherë Policinë dhe ekipin mjekësor të Emergjencës.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se 67-vjeçari ka ndërruar jetë.
Çka gjeti Policia në vendngjarje?
Sipas informacioneve të para të cilat i ka siguruar Sinjali, Demolli dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke kryer aktin final me një armë zjarri e cila u gjet nga Policia në vendngjarje.
Arma e tipit pushkë automatike AK47, u sekuestrua nga organet e hetuesisë në cilësinë e provave materiale, teksa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.