Të dielën me datën 13.03.2022 rreth orës 05:20, në fshatin Stanqiq, Komuna e Gjilanit është djegur restoranti “Maja e zezë” shkruan 06 Press. Roja
Të dielën me datën 13.03.2022 rreth orës 05:20, në fshatin Stanqiq, Komuna e Gjilanit është djegur restoranti “Maja e zezë” shkruan 06 Press.
Roja e sigurimit e këtij restorani ka njoftuar për shpërthimin e Zjarrit. Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika, hetimet rajonale, Zjarrfikësit si dhe eksperti kundër Zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlerësimeve të para janë të konsiderueshme. Për momentin nuk dihen shkaktarët e zjarrit, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Rasti është duke u hetuar nga hetimet rajonale të Gjilanit njoftoi Ismet Hashani zëdhënës i policisë së Gjilanit./06Pres/