Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth sulmeve të mbrëmshme në Veri të Kosovës. Përmes një komunikate për media thonë se situata në veri është “stabi
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth sulmeve të mbrëmshme në Veri të Kosovës. Përmes një komunikate për media thonë se situata në veri është “stabile dhe e menaxhueshme” por e përcjellur me incidente të ndryshme.
Siç njofton PK, janë duke zhvilluar hetime intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të involvuar në veprat kriminale si dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.
Njoftimi i plotë:
Referuar zhvillimeve aktuale në Veri të vendit, Policia e Kosovës në vazhdimësi po përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë, konform të cilave edhe ka ndërmarrë masat e nevojshme duke rritur kapacitetet e saja policore me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike, mbrojtjes së jetës e pronës si dhe parandalimit të incidenteve dhe akteve të ndryshme kriminale.
Situata vazhdon të jetë stabile dhe e menaxhueshme nga ana policore, por e përcjellë me incidente të natyrave të ndryshme, ku individ apo grupe kriminale të orientuara për interesa të caktuara, përmes formave të ndryshme po kryejnë vepra kriminale me qëllim të frikësimit dhe cenimit të sigurisë së qytetarëve në komunat veriore.
Si pasojë e sulmit me armë zjarri ndaj njësitit policorë, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ishte plagosur, i cili pas trajtimit mjekësorë është në gjendje të mirë shëndetësore. Në rastet tjera nuk ka pasur lëndime në njerëz përpos dëme të konsiderueshme materiale të shkaktuara në objekte dhe automjete.
Policia e Kosovës, është duke zhvilluar hetime intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të involvuar në veprat e tilla kriminale si dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore, njëkohësisht fton të gjithë qytetarët për qetësi dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës e cila ç’do herë do të jetë në shërbim të qytetarëve pa dallime.