Policia jep detaje për vetëaksidentin ku humbi jetën i riu vitias, Qendrim Lutfiu

HomeLajme

Policia jep detaje për vetëaksidentin ku humbi jetën i riu vitias, Qendrim Lutfiu

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vetëaksidetin që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në të cilin ka humbur jetën i riu nga fshati Goshicë e Vitisë.

Jasharaj: Ditën e Mësuesit po e festojmë të dëshpëruar e pa paga
LAJMI I FUNDIT: Kosova nis aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës
Drejtorët komunal të Arsimit takohen sot me përfaqësues të MASHTI-t, diskutohet për fillimin e vitit të ri shkollor

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vetëaksidetin që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në të cilin ka humbur jetën i riu nga fshati Goshicë e Vitisë.

Vetëaksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Kllokot – Viti, i cili ka qenë fatal për të riun, ku si pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit nga ekipet emergjente të QKMF-së për në spitalin rajonal të Gjilanit.

Ngushëllime për vdekjen e Qëndrim Lutfiut kanë shprehur edhe Institucionet komunale të Vitisë.

I ndjeri ka lënë pas bashkëshortën dhe dy vajza.

Raporti i Policisë së Kosovës

Ju njoftojmë se mbramë me datën 27.05.2022 rreth orës 22:45, në magjistralen Kllokot-Viti, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast vetaksident trafiku me lëndime, të rënda të një motoqiklete.

Njesite policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmen e shpejte. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjnte në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1993) ka ndrru jet si pas e lëndimeve të pësuara në vetaksident.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka ardhëruar që trupi të dërgohet në obduksion.

Hetuesit e policisë së Kosovës njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë vetsksidenti.