Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë realizuar një aksion i cili është shtrirë në disa komuna të vendit. Pri
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë realizuar një aksion i cili është shtrirë në disa komuna të vendit.
Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e veriut dhe Zveçan.
Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje shtesë duke theksuar se janë sekuestruar mallra në vlerë mijëra euro.
“Është raportuar se Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, të asistuar nga njësi të ndryshme relevante policore, me urdhëresë lëshuar nga gjykatat kanë kontrolluar-bastisur në lokacionet e cekura me qëllim luftimin e kontrabandës. Gjatë operacionit në disa lokacione të ndryshme , shtëpi banimi dhe lokale të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar: mallra të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale në vlerë prej qindra- mijëra €”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu është theksuar se gjatë realizimit të operacionit policor në veri të Mitrovicës dhe Zveçan nga një grup protestuesish kanë penguar në kryerje të detyrës duke sulmuar me granata dore, bombola gazi e armë.