Policia jep detaje tjera për aksionin në Karaçevë: U konfiskuan 96 aparate të lojërave të fatit

HomeLajme

Policia jep detaje tjera për aksionin në Karaçevë: U konfiskuan 96 aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka ka dhënë detaje të tjera për aksion e ditës së djeshme në Karaçevë ku u arrestuan dy persona si të dyshuar për për përfshirje në

Këshilli i Prindërve reagon pas deklaratave të Vitisë
Kryeministri Kurti: Dua Lipa është mishërim i shpirtit fitimtar të popullit tonë
Të gjitha masat antiCOVID që hyjnë në fuqi nga sot

Policia e Kosovës ka ka dhënë detaje të tjera për aksion e ditës së djeshme në Karaçevë ku u arrestuan dy persona si të dyshuar për për përfshirje në bixhoz të paligjshëm dhe aktivitete të tjera kriminale.

Ndërsa sot, Policia ka dalë me raport zyrtar, ku ka treguar se janë kontrolluar disa shtëpi dhe objekte përcjellëse prona të gjashtë personave të dyshuar.

Aty janë sekuestruar 96 aparate të lojërave të fatit, katër shtëpiza, tre llap top, tre monitor, dy TV, një pistoletë me gas, 17 fishekë, një gjenerator dhe 469.15 € kesh para. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.