Policia kap mat një person me 60 mijë euro të fshehura në trup

HomeLajme

Policia kap mat një person me 60 mijë euro të fshehura në trup

Një person në veri të vendit është kapur mat nga Policia e Kosovës gjatë një kontrolle rutinore. Atij i janë gjetur 60 mijë euro të fshehura në trup.

Reshje e erëra të forta, nga kjo ditë mund të ndryshojë moti
“Viganët” – shfaqja më e mirë e festivalit “Talia e Flakës 2022”
Konjufca mban fjalim në parlamentin e Hungarisë, kritikon BE-në për vizat

Një person në veri të vendit është kapur mat nga Policia e Kosovës gjatë një kontrolle rutinore. Atij i janë gjetur 60 mijë euro të fshehura në trup.

Njësia për Reagim të Shpejtë-Departamenti i Policisë Kufitare (NJRSH-DPK), gjatë një pike kontrolli në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok, ka ndaluar një veturë të tipit BMW, me targa vendore e cila dyshohet se ka hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Gjatë kontrollit të vozitësit të automjetit BMW të ndaluar, Policia ka identifikuar dhe gjetur nën pantallona në pjesë të ndjeshme të trupit të tij dhe në gjep një sasi të konsiderueshme të parave.

Pasi që personi i dyshuar nuk ka arrit të ofroj dëshmi me dokumente për paratë qe i ka poseduar me vete, i njëjti është dërguar në stacionin policor në Zubin Potok për procedura tjera.

Gjithashtu, janë njoftuar edhe njësitë kompetente për luftimin e krimeve  ekonomike dhe korrupsionit nga niveli rajonal dhe qendror për tu marr me rastin.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe për procedura të mëtejme ligjore është iniciuar rasti “shpëlarja e parave”.